Aleanca Kosovare e Bizneseve, thotë se ka bërë një monitorim hulumtues gjatë së shtunës nëpër disa markete të shitjes me pakicë për të parë se sa nga konsumatorët dhe qytetarët i përgjigjen iniciativës për bojkotim tek supermarketet në Kosovë.
Sipas kësaj organizate, gjatë monitorimit të disa marketave të madhe në Kosovë dhe deklarimeve të pronarëve dhe menaxherëve se çfarë ka ndikuar aksioni ‘Kosova bojkoton’, ata janë deklaruar se për kundër kësaj iniciative është rritë shitja nga 5-15%.
“Në bazë të deklarimeve dhe konstatimeve të përbashkëta mesatarisht 10 % u rrit shitja këtë vikend nëpër pesë brendet kryesore në vendin tonë që kanë me shumë se 500 pika shitëse me pakicë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kryetar i AKB-së< Agim Shahini ka thënë se ashtu siç është paralajmëruar ditë më herët se ky është aksion pa efekte, kontraproduktiv dhe kopje nga ish-shtetet jugosllave. Sipas tij, në Kosovë nuk funksionon.
“Marketet e Kosovës janë model në Ballkanin Perëndimor për shërbime dhe oferta të lirë dhe kualitative”, ka thënë Shahini.
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...