Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë konsumues të rregullt të prodhimeve vendore.
Si fuqi e madhe konsumuese e prodhimeve vendore dhe potencial për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, ata pranuan sot një mirënjohje nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, vizitoi sot Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë dhe gjeneral-lejtnant Rrahman Rama, me ç’rast i falënderoi që po i qëndrojnë besnik prodhimeve vendore dhe po i zgjedhin ato për konsumim.
Kryetari i AKB-së tha se FSK-ja është konsumator besnik i prodhimeve vendore por që ende nuk po shfrytëzohet maksimalisht potenciali i tyre në rritjen e ekonomisë së vendit.
Sipas tij, kjo forcë duhet të avancohet dhe ka nevojë për mbështetje si nga qytetarët ashtu edhe nga qytetarët dhe bizneset.
Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Rrahman Rama ka falënderuar Shahinin dhe AKB-në për një mirënjohje të tillë.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë