Në vigjilje të konferencës ndërkombëtare të Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara (CHEA), që po mbahet në Uashington, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, ka takuar zëvendëspresidenten e CHEA-së, Michelle Claville, me të cilën kanë biseduar për anëtarësim e AKA-së në CHEA, fillimisht si anëtare dhe nisjen e procesit për të plotësuar kriteret për t’u njohur akreditimet e Kosovës edhe në Shtetet e Bashkuara.
Përmes një njoftimi për medie të AKA-së bëhet e ditur se zëvendëspresidentja për Kërkime dhe Analizë të Politikave, Claville, ka thënë se AKA është e mirëpritur si anëtare e CHEA dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë që të plotësohen kriteret për tu bërë “akreditues i njohur” nga kjo organizatë.
Nga ana e tij, drejtori Gashi ka thënë se me Ligjin për AKA-në, në Kosovë validohen të gjitha akreditimet nga institucionet e akredituara nga CHEA. Ai ka thënë se në sistemin e arsimit të lartë kemi institucione nga Shtetet e Bashkuara, që e bëjnë edhe më të nevojshme që AKA të njihet dhe të bëhet anëtare e CHEA.
Në takim ka marrë pjesë edhe profesori Olgun Çiçek, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të CHEA dhe njëherësh ekspert ndërkombëtar i akreditimit në AKA-së. Profesori Çiçek ka ofruar gatishmërinë që me përvojën e tij të përkrahë AKA-në në plotësimin e kritereve të CHEA.
Ndryshe, CHEA është një organizatë në nivel federal në Shtetet e Bashkuara që njeh agjencitë akredituese të arsimit të lartë, homologe e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në Evropë.
“AKA ka interesim që të bëhet “akreditues i njohur” nga CHEA sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në internacionalizimin dhe në imazhin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe njohjen e diplomave të Kosovë në SHBA, qoftë për vazhdim të studimeve ose për çështje të punësimit. Nëpërmes këtij anëtarësimi, AKA do të bëhet pjesë e një rrjeti të gjerë të institucioneve ndërkombëtare të arsimit të lartë, për përmirësimin e cilësisë në arsim, për të pasur qasje në informacione, raporte dhe udhëzues për standardet dhe praktikat më të mira në akreditim dhe sigurimin e cilësisë”, thuhet në fund të njoftimit.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...