Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ishin parë bashkë në një ambient familjar duke e shikuar ndeshjen Rumani – Shqipëri.
Ky “bashkim” i dy njerzëve që vijnë nga parititë më rivale në skenën politike në Kosovë, kishte ngjallur komente të shumëta. Kjo gjë si duket e ka brengosur anëtaren e VV-se, e cilal e ka parë të udhës që ta justifikojë pranin e saj në ambient të përbashkët me Xhavit Halitn e PDK-së.
Dërguti ka shpërndar një staus në llogarinë e saj në ‘Facebook”, të cilit ia ka shoqëruar edhe një foto nga mbrëmja e shumëpërfolur .
Ja postimi i plotë i Dergutit:
“Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë (i përbërë nga Valentina Leskaj- Nënkryetare, Namik Dokle-deputet dhe Eduard Shalsi-deputet) dhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës (Xhavit Haliti dhe unë), gjatë kësaj jave po ndjekin punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Rastisi këtë javë dhe ndeshja e Kombëtares me Rumaninë, e cila na bashkoi të dy delegacionet në shtëpinë e bashkatdhetarëve tanë, familjes Krasniqi.
Fitorja e Kombëtares dhe mikëpritja e familjes e bënë këtë mbrëmje të paharruar. Falemnderit shumë!”
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja