Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për liderin e NISMA’s, Fatmir Limaj të cilin edhe kanë qenë së bashku në koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se Limaj i dha një ‘goditje’ mundësisë së një qeverie të opozitës.
Në emisionin Pressing në T7, i pyetur se Limaj nuk tha asnjëherë që s’është për një opsion të opozitës, Haradinaj u përgjigj me ‘Shihja veprat e jo fjalët’.;
“Ai(Limaj) është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, kanë ndodhur disa takime. Takimin më zyrtar e kanë pasur më 4 prill, të kafiteria BAHO në katin e dytë, kanë qëndru kogja gjatë të dy. Ne kemi qëndrim të qartë, nuk do të luajmë me dy karta. Ne jemi përcaktu për qeverinë e opozitës, do t’i mbesim besnik kësaj rruge”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, pozicioni i Limajt është i gabuar, teksa shtoi se “nuk ka pas nevojë me u nda”.
Haradinaj tha se me Limajn ka përfundu bashkëpunimi i tij.
“Me mu ka përfundu bashkëpunimi, edhe me pas jetën e varuar me Limaj, tri votat e tij nuk i dua”, tha Haradinajt për Limajn,
“Asnjëherë s’kemi diskutu që njëri nga ne me shku me mashtruesin”, tha Haradinaj, referuar si “mashtrues” Kurtit.
“Nuk kemi komunikim, e ka vështirësu bashkëpunimin me ne, në pozicionimin e tij i hapur për negociim me Kurtin dhe me negociatat me Kurtin ndaras nga ne dhe ndaras nga opozita”, tha Haradinaj për raportin me Limajn në Pressing, transmeton Express.
“Ai është në komunikim të vazhdueshëm me z.Kurti”, pohoi tutje Haradinaj.
“Ne jemi përcaktu për qeveri të opozitës”, shtoi Haradinaj.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...