Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka promovuar punën e tij në kryeqytet.
Ahmeti përmes një postimi në ‘facebook’, ka ka promovuar një punë të suksesshme që është bërë në kuadër të shëndetësisë, shkruan portali arbresh.info
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se në vazhdën e investimeve që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore në këtë segment, është duke u kryer edhe renovimi në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.
Postimi i tij i plotë:
Investimi i vazhdueshëm në ngritje të kapaciteteve dhe infrastrukturë siguron përmirësim të cilësisë së shërbimeve të shëndetit parësor në Kryeqytet.
Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente janë renovuar e inventarizuar terësisht të gjitha hapësirat e objektit, hapësirat e parkimit dhe oborrin me hapësirat e gjelbrimit rreth objektit.
Krejt kjo ndihmon që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen vashdimisht duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave.
#prishtina? /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A