Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, duke thënë se Përparim Rama sipas tij e ka ‘‘shumë të vështirë’’ me fitu prapë.
Ahmeti në emisionin Pressing në T7 ka thënë se nuk mund të thuash vazhdimisht se ‘‘nuk më kanë lanë’’.
‘‘Mendoj që Përparimi e ka shumë vështirë me fitu, mendimi jem. Mendoj që ka një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe me trafik. Programet politike nuk t’i fitojnë zgjedhjet, zgjedhjet t’i fitojnë më thënë kështu, në qoftë se mundesh me instalu tek qytetarë atë që ke dashtë me bë. Në zgjedhjet e para kur kam shku unë kam thanë tri sene, autobusat, çerdhet edhe uji. Qato tri sene ju patën kalitë njerëzve në kry. Trafiku është problem i jashtëzakonshëm. Dhe kjo lufta me qeverinë, mundesh me bë një vit dy, me thonë nuk më kanë lanë, por nuk mundesh, se në fund të fundit nuk iu intereson. Çështja është a ke kry punë’’, ka thënë ai
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...