Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se nuk ka vend për panik, megjithatë sipas tij është mirë që si Kosovë që nga tani të suspendohen tubimet e mëdha publike si parandalim, e jo më vonë si reaksion kundër Coronvirusit.
Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të Coronavirusit dhe kjo sipas tij, do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara.
“Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të Corona virusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara. Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste. Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion. Nuk ka vend për panikë, vetëm se ka hapësirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova”, shkruan Ahmeti.
Në Kosovë nga data 08.02 deri me 05.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 53 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Ndryshe, tashmë në tërë rajonin me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë janë konfirmuar rastet e para me Coronavirus.
Raste me Coronavirus janë konfirmuar në Maqedoni, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Greqi, Itali etj.
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave