Prishtinës së shpejt do t’i shtohen edhe disa semaforë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se semaforët do të vendosen në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi.
“Këto ditë do të vendosen semaforë në kryqëzimin e rrugëve Muharrem Fejza dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX. Për shkak të qarkullimit të shtuar në drejtim të rrugës Holger Pedersen, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion”, ka shkruar i pari i Prishtinës./arbresh.info/

Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë