Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti në konferencën për media lidhur me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë, tha se nga fillimi kanë qenë kundër kësaj rritje.
“Ne kemi paralajmëruar më herët rreziqe nga rritja e energjisë. Ne nga fillimi kemi qenë kundër, qytetarët nuk duhet të paguajnë dështimet e institucioneve. Për katër vite institucionet kanë dështuar që të sjellin investime të jashtme. Ne kemi qenë në rrezik ne vend. Rritja e energjisë do të ketë ndikime të mëdha në aktivitetet e bizneseve tona, kjo e vë në rrezik edhe prodhuesin vendor që do të përballet me një konkurrencë pre prodhuesit e jashtëm”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se për këtë arsye Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë thirrje që të rishqyrtohet siç duhet ky vendim, që qytetarët dhe bizneset mos të paguajnë dështimet e të tjerëve.
“Ne e kemi mbështetur të gjitha bizneset dhe ju ftoj të marrin pjesë në protestën e sotme. Rritja e energjisë ka një efekt zingjiror. Ne e kemi paralajmëruar edhe njëherë më parë se bizneset tona janë në situatë të vështirë. Nuk është koha që të ketë rritje të energjisë”, oërfundoi ai./Arbresh.info/





Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...
Haxhiu dënon gjuhën përçarëse dhe seksiste të deputetit Fato...
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit