Përvjetori i 18-të i Pavarësisë së Kosovës është shënuar përmes një pritjeje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington, aty ku pjesëmarrës ka qenë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
Numri dy i MPJD-së, në prani të përfaqësuesve të institucioneve amerikane, trupit diplomatik, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe miqve të Kosovës, ka thënë se 17 Shkurti përfaqëson një moment historik për popullin e Kosovës dhe një dëshmi të partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në fjalën e tij, Zëvendësministri Ahmeti nderoi sakrificën e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë luftërave dhe valëve të gjenocidit serb në Kosovë, duke theksuar se liria nuk iu dhurua Kosovës, por u fitua me qëndresë, sakrificë dhe besim të palëkundur në liri”.
Ahmeti ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që tha se ishte vendimtare në momentet më të errëta të historisë, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme në konsolidimin e shtetësisë, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.
“Gjithashtu, ai vlerësoi kontributin historik të diasporës shqiptare në SHBA, e cila për më shumë se një shekull ka qenë në vijën e parë të angazhimit për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve dhe mbetet një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Duke e cilësuar Kosovën si një histori suksesi të sakrificës, qëndresës, demokracisë dhe partneritetit transatlantik, bëhet e ditur se Ahmeti ka thënë se rruga e saj ka qenë një rrugë shekujsh, jo vitesh.
Zëvendësministri Ahmeti tha se lufta çlirimtare nuk ishte simetrike, por ishte e drejtë dhe e pastër, dhe u fitua me mbështetjen e partnerëve, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...