Pas lajmit se përsëri nuk është shënuar asnjë rast i ri më Covid-19 në Prishtinë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook.
Ahmeti ka thënë se si duket kriza tani është pas nesh, transmeton arbresh.info
Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët që kanë respektuar thirrjen për mos-dalje në Gërmi për festën e 1 majit.
Postimi i tij i plotë:
Falemnderit që respektuat thirrjen tonë për mos-dalje në Germi dhe vende tjera për 1 Maj. Edhe më tutje 0 raste në Prishtinë e 7 të tjera në krejt Kosovën. Kriza si duket është pas nesh tani. Por, vazhdojmë edhe këtë vikend. Me 4 fillon relaksimi i masave. Mos te prishim për pak!
???
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli