Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotot e një objekti që pa leje që ishte rrënuar në vitin 2016 e cili është ndërtuar sërish edhe pse i është refuzuar kërkesa për leje.
Sipas tij, sot Drejtoria e Inspekcionit të komunës ka ekzekutuar sërish vendimin për rrënim, përcjell arbresh.info.
“Ky objekt i ndërtuar pa leje është rrënuar në vitin 2016. Tash sërish, në të njëjtin vend, në Lagjen e Profesorëve është rindërtuar, edhe pse i është refuzuar kërkesa për leje nga Urbanizmi.
Përsëri sot, Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka ekzekutuar vendimin për rrënim.
Tentimet e tilla, do të kenë të njëjtin përfundim. Në Prishtinë, nuk ndërtohet pa leje. Lusim qytetarët që çdo ndërtim në të cilin ata dyshojnë se është pa leje ta lajmërojnë në 080012233 dhe 080012244”, ka shkruar Ahmeti./Arbresh.info

KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...