Ahmeti ka njoftuar se janë rregulluar shkallët në bulevardin “Bill Clinton”

21:33 | 28 Dhjetor 2019

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë rregulluar shkallët në bulevardin “Bill Clinton”, afër shtatores së ish-presidentit amerikan.

“U rregulluan edhe shkallët të Bill Kllintoni!”, ka shkruar shkurt ai në facebook, duke i bashkëngjitur edhe foton pas rregullimit të shkallëve.

Këto shkallë janë vetëm disa prej shumë shkallëve nëpër lagje që banorët kohë pas kohe kanë raportuar për problemet që hasin me to.

Ndërkohë, kohët e fundit kryetari Ahmeti është mobilizuar në rregullimin e shkallëve, rrugëve e shumë rrugicave në kryeqytet.

Shpërndaje në rrjete sociale