Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj një postimi të institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që kishte për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve mbi për rrezikun e përhapjes së koronavirusit-Covid-19.
Virusi vret! Prind vendosni maskën! Unë jam fëmiu juaj! Dua të rritem me prind!
Ishte ky mesazhi i çuditshëm që IKSHPK ka postuar në faqen e saj, e të cilën Ahmeti e quajti analogji të gabuar, raporton arbresh.info.
“Përderisa pajtohem me qëllimin, mjeti, mënyra dhe përçuesi i porosisë lënë për të dëshiruar. Instituti si fëmijë që kujdeset për prindin është analogji e gabuar. Instituti është institucion shkencor që jep fakte shkencore dhe analizon situatën për politik bërësit. Jep siguri për qytetarët se situata është nën kontroll. Jep rekomandime shkencore – dhe vetëm shkencore”, ka shkruar Ahemeti në Facebook..
Tutje, ai ka shtuar se mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit. Sipas tij ka mënyrë më profesionale dhe më pak të çuditshme se kjo.
“Përndryshe përgëzime për punën e Institutit. Po virusi vret, por është e lehtë të luftojnë nëse të gjithë marrim përgjegjësi si qytetarë. Këtë nuk e kemi bërë javët e fundit. Është koha të jemi serioz në këtë betejë të gjithë. Atëherë sdo të ketë nevojë për masa tjera restriktive”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info
Aksion antidrogë në Ferizaj, arrestohen dy persona
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”| Rama flet për Trump...
Policia në Ferizaj shton kontrollet në trafik, shqiptohen 19...
Dy raste me mjete të dyshuara shpërthyese në Gjakovë, njëra ...
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...