Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherit kryetar i Lipjanit, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e korrur mbrëmë.
Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për qytetarët dhe Lipjanin.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Vendi ynë dje ka dëshmuar pjekurinë e një procesi zgjedhor të rregullt e demokratik.
Duke njohur rezultatin dhe procesin demokratik gjejmë rastin për ta uruar edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetevendosje!
Dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për organizim të zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor për punën dhe angazhimin.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi para qytetarëve duke respektuar vendimin e sovranit.
Unë do mbetem i përkushtuar në Lipjan- Me punë për Lipjanin!/arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...