Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se AAK e Nisma kishin bërë marrëveshje paraprake me PDK-në për koalicionin e bërë në mes këtyre tre subjekteve partiake.
Madje në Klan Kosova, Ahmeti tha se është befasuar shumë nga Ramush Haradinaj kur kuptoi se ka hyrë në një koalicion të përbashkët me njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës.
Tutje i pari i Prishtinës tha se edhe në zgjedhjet lokale nuk ndihen të frikësuar nëse ndodhë një tjetër koalicion në mes PDK, AAK e Nismas, njofton Klan Kosova.
”Nuk kemi çka të frikësohemi nga koalicioni PDK, AAK, Nisma për zgjedhjet lokale. Nëse dalim në zgjedhje e bëjmë një koalicion e i fitojmë zgjedhjet ska gjë”.
”Jam i gëzuar që janë bërë këto koalicione sepse qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi t’i njohin tashmë njerëzit para zgjedhjeve me anë të këtyre koalicioneve parazgjedhore”.
”Nuk besoj që një koalicion mund të ndodh për 30 minuta, dikush e ka përshpejtu këtë koalicion pasi ndodhi LDK AKR. Besoj që ka pasur marrëveshje më herët”, shprehet Ahmeti.
”Por nuk ka koalicion i cili neve na ndal nga zbatimi i pikave për të cilat jemi përcaktuar”.
”Më befasoi për së tepërmi ai veprim, jo vetëm i Haradinajt por i gjithë subjektit AAK. Nuk jam asgjë kundër, por ky koalicion është gabim sepse PDK duhet të largohet nga pushteti”.
”E në momentin që ne gjatë gjithë mandatit kemi refuzuar këtë keqqeverisje nga ata njerëz, në fund të dal e të thotë një ‘’Fillim i ri’’ me ata njerëz është e pakuptueshme” përfundon Ahmeti.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...