Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar lokacionin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në Arbëri.
Ahmeti ka thënë se kjo hapësirë po shndërrohet në park me gjelbërim e fusha sportive të cvilat mund të shfrytëzohen nga banorët e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.
Postimi i plotë:
Hapësirat e gjelbëra në Prishtinë po shtohen!
Bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale e Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti vizituam lokacionin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në Arbëri.
Kjo hapësirë, që deri vonë ishte deponi joformale tani po shndërrohet në park me gjelbërim e fusha sportive dhe do të mund të shfrytëzohet nga banorët e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.
Revitalizimi i hapësirave me gjelbrim po e ndihmon zhvillimin e qytetit drejt jetesës së shëndetshme.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...