Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë gjatë protestës për Ramush Haradinajt se derisa nuk lirohet lideri i AAK-së nuk do të jetë i lirë asnjë qytetar i Kosovës.
Ahmeti ka thënë gjatë fjalimit të tij se demarkacioni nuk do të kaloj dhe se për këtë nuk ka asnjë kërcënim që do t’i zmbraps, shkruan arbresh.info.
“Ndoshta Franca e Evropa nuk i njohin Vuqiqin Nikoliqin e Daqiqin por ne i njohiom shumë mirë sepse këta kanë qenë në pushtet në vitin 1999. Por atëherë u kemi dhënë përgjigje, do tu japim edhe tash. Asnjëherë nuk do të përulemi para shkeljes së dinjitetit tonë. Derisa të lirohet Ramushi nuk do të jemi të lirë as ne. Demarkacioni nuk kalon, nuk ka kërcënim që nga zmbraps andaj qëndroni të bashkuar të luftojmë për këtë vend e të mos pranojmë gjëra të këqija për vendin tonë”, tha Ahmeti./Arbresh.info.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...