Drejtoria e Kadastrit është një prej drejtorive më të rëndësishme në Komunën e Prishtinës dhe një prej drejtorive që në të kaluarën potencialisht i ka shkaktuar dëm të madh qytetit të Prishtinës, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërsa, drejtoresha e Drejtorisë së Kadastrit, Nora Kelmendi, në një konferencë për shty i njoftoi të pranishmit lidhur me punën në këtë drejtori. Kelmendi tha se ekzistojnë 42 zona kadastrale në territorin e Komunës së Prishtinës.
“Nga Drejtoria e Kadastrit në Drejtorinë për Krime të Rënda Ekonomike kemi dërguar disa raste të personave të ndryshëm të cilët kanë qenë të involvuar në tjetërsimin e pronave dhe është bërë aplikimi i masave disiplinore ndaj disa zyrtarëve të Drejtorisë së Kadastrit”, tha Kelmendi, e cila shtoi se Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
Lidhur me këtë, Ahmeti tha se janë disa procese të hetimit që kanë të bëjnë me tjetërsime të pronave që arrijnë vlera të milionë eurove.
“Ka disa prona shoqërore të cilat janë kthyer në prona private, për të cilat ka shumë letra nga AKP që nuk kanë pasur të drejtë t’i bëjnë. Shumë prishtinas thonë se si është e mundur që lagje të tëra të cilat kanë qenë ose pronë shoqërore ose pronë komunale aq shpejt të kthehen që të gjitha në prona private. Fatmirësisht, çdo tjetërsim i pronës regjistrohet edhe në sistem, edhe me nënshkrime, dhe natyrisht pa vendim të prerë të gjykatës, nuk mund të kthehet prona komunale në pronë private. Këto janë gjëra të cilat mund të hetohen dhe identifikohen lehtë. Ne edhe sot ju bëjmë ftesë të gjitha organeve hetuese që të hetojnë të gjitha këto raste”, tha Ahmeti./Arbeh.info/
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...