Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka thënë se nga informatat e deritanishme, raporti i Komisionit Evropian për vizat do të publikohet nga mesi i korrikut.
Në emisionin “Përballje”, është diskutuar për shanset që kemi për liberalizim të vizave këtë vit.
“Fundi i qershorit është koha kur Këshilli Evropian, do të del me konkluzionet e veta në lidhje me pakon për zgjerim, për secilin shtet veç e veç. Nga informatat e deritanishme që kemi, në këtë pako nuk do të përmendet çështja e liberalizimit të vizave”, ka thënë ish-ministrja Ahmetaj, e cila më pas ka dhënë një dozë optimizmi për procesin e liberalizimit të vizave.
“Ne presim që raporti i KE për liberalizimin pritet të del nga mesi i korrikut, dhe atëherë kjo do të jetë drita e gjelbër që do t’iu jepet institucioneve të BE-së për të përmbyllur këtë proces”, ka shtuar më tej Ahmetaj, përcjell Telegrafi.
Ahmetaj është deklaruar se Tanja Fajon dhe Ulriche Lunacek kanë dhënë indikacione që Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave.
“Tanja Fajon dhe Ulriche Lunacek u kanë dhënë shtytje Bosnës dhe Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave. Prandaj ato janë mjaftueshme te familjarizuara me procesin, dhe është komisioni i Fajonit brenda Parlamentit Europian i cili del me rekomandim, që pastaj shkon të Këshilli i Ministrave të BE-së”, ka deklaruar Ahmetaj.
Ish-ministrja ka këshilluar që lobimi duhet të vazhdojë në shtetet veç e veç, sepse forma e votimit është e tillë që na jep optimizëm.
“Kosova duhet të lobojë në secilin shtet veç e veç, në mënyrë që të mos bllokohemi kur të vjen puna në Këshill”, ka thënë Ahmetaj duke shtuar se vendimi do të merret nga Këshilli ku janë të pranishëm Ministrat e Brendshëm të shteteve të BE-së.
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri