Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kreut të komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, i cili gjatë ditës ka reaguar rreth taksës prej 10 eruo, që do të paguajnë qytetarët e komunave të tjera kur të hyjnë me vetura në qendër të Prishtinës.
Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se kreu i komunës së Gjilanit, e ka keqkuptuar çështjen e taksës, pasi sipas tij kjo nuk do jetë taksë për qytete të tjera, por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura./arbresh.info/
Statusi i plotë:
Luta, kolegu im ka thënë se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e takses së Prishtinës. Nale dorën Lutë ?.
Sigurisht ja kanë keqinterpretu dicka që shumë mirë e shpjeguam. Nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura. Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera.
E dyta, ngadale se nuk fillon tash. Do të ketë diskutime e sistem etj etj. Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, me kamerat e trafikut etj. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive.
Numri i sëmundjeve respiratore dhe fataliteteve si rezultat i ndotjes është i madh. Dhe po, vetura është një prej armiqve kryesor në këtë aspekt. E kuptojmë si nevojë kur dikush ka punë në qendër të qytetit, por nuk e kuptojmë si shëtitje pa nevojë.
Po ashtu lexova se dikush nga Vetëvendosje na paska kritikuar. Së pari duke shpërnda premisa të gabueshme e mandej mbi to duke ndërtu propagandë. Këtij personi që ka qenë përgjegjës për zhvillim të propagandes në Levizje i them se ja dërgoj emrat e krejt kryetarëve socialdemokratë e socialistë të cilët mund ti takojnë në Aleancen Progresive e le ti pyesim çka mendojnë ata për congestion charge.
Mesazh kolegut tim Lutës – mundesh me më pyt para se me hi në reciprocitet ? por, edhe po të ishte propaganda e vërtetë – ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë. A ka lirim për dhondur në Gjilan? ?
Pak hajgare por një gjë është serioze.
Shëndeti para veturave – gjithë e përgjithm
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...