Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret vlerësimin e fundit të organizatës “Freedom House”, dhe shpreh shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë.
Kosova, sipas AGK-së, vazhdon të radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira dhe këtë vit zë vendin e 100-të, që është për dy pozita më keq se një vit më parë.
“Kjo situatë shpërfaq gjendjen e rëndë dhe kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë. Ndërkaq, kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve në rritje kërkon vëmendje të posaçme nga organet e rendit për gazetarët”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Të vetëdijshëm se liria e shprehjes dhe e medies është një prej vlerave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, AGK u bënë thirrje institucioneve të vendit që të kenë prioritet lirinë e shtypit dhe punën e gazetarëve dhe të marrin masa për krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët.
AGK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre./Arbresh.info/
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...
E njohur për rolin e nënës së Kevinit në ‘Home Alone’-Cather...
29-vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe E...
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...