Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se është liruar kameramani Jetmir Muji.
Në njoftimin e AGK-së thuhet se pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar se pas disa orësh të mbajtjes së jashtëligjshme në Stacionin Policor Qendër, kameramani Jetmir Muji është liruar”.
“Pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj”, thuhet tutje në njoftim.
Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme