Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar në disa raste, dhe sidomos në ditët e fundit, shqetësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian rreth përdorimit të termit RAE në media dhe sferën publike, transmeton arbresh.info.
Në reagimin e AGK-së thuhet se termi RAE duhet të mos përdoret në raportimet e mediave.
“Pjesëtarë të këtyre tri komuniteteve, duke përfshirë gazetarë dhe punëtorë të tjerë medialë, pjesë e organizatës sonë, ndjehen të ofenduar për përdorimin e termit që i redukton ata në një komunitet të vetëm. Ky është një sentiment që ne e ndajmë me ta, dhe ju kërkojmë mirësisht që edhe duke respektuar Kodin e Medieve të Shkruara dhe Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale, të mos e përdorni këtë term në raportimet tuaja”, thuhet në njoftimin për media.
Për më tepër, besojmë se mund të luani rol për të edukuar audiencën për konotacionin negativ që një term i tillë përbën për këta qytetarë të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale