Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemit ndaj sulmeve kundër mediave.
Në një komunikatë për media nga AGK, thuhet se edhe deputeti Adnan Rrustemi i është bashkuar sulmeve të papranueshme kundër medieve.
“Deputeti i Vetëvendosjes, gjithashtu i referohet shkrimit të mediumit të quajtur “Slobodna Bosna”, për gjoja kontrollin e medieve të Kosovës nga ana e Serbisë. Edhe sulmi i z.Rrustemi është i papranueshëm dhe ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve”, thuhet në komunikatë.
AGK ka ndarë shkrimin që Rrustemi ka shkruar në profilin e tij në Facebook.
“Pyetja më legjitime që duhet shtruar është se a ka hapur pokuroria hetime për të parë nëse ka pasur transaksione financiare të Serbisë në portalet e Kosovës që shkruajnë me porosi kundër qeverisë apo çdo qytetari të vendit tonë?”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Tutje, AGK-ja, i bën thirrje VV-së të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias./Arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit