AGK dhe AKK ndajnë çmimet për gazetari hulumtuese kundër korrupsionit

13:11 | 9 Dhjetor 2015
M. A.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Agjencia Kundër Korrupsionit kanë ndarë sot çmimet për storiet më të mira hulumtuese në TV, radio, shtyp dhe online kundër korrupsionit, transmeton arbresh.info.

Çmimin për storien më të mirë hulumtuese kundër korrupsionit në TV e fitoi emisioni “Drejtësia në Kosovë, me gazetarin Kreshnik Gashi.

IMG_1738

Çmimin për kategorinë e shtypur e fituan Vehbi Kajtazi dhe Saranda Rama nga gazeta ”Koha Ditore”.

IMG_1755 IMG_1752

Nga kategoria e medieve online, çmimin e fitoi Besnik Boletini dhe fitues nga kategoria Arsim dhe Korrupsion ishte Mehdi Mulaj.

IMG_1766

Në një fjalë rasti kryetari i Bordit të AGK-së, Zekirja Shabani uroj fituesit për çmimet dhe shtoi se këtë vit konkurrenca ka qenë e madhe sepse ka pas edhe aplikues të huaj.

Zekirja shabani

E Hasan Preteni nga  AKK dërgoi një mesazh tek gazetaret duke ju thënë që të jenë këmbëngulës në shkrimet e tyre dhe te mos ndalen derisa të personat në fjalë të tërhiqen nga pozita e tyre.

Hasan Preteni

Ndërsa Patick Etienne, shef i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë tha se shumë njerëz që dëshirojnë të investojnë në Kosovë por nuk e bëjnë një gjë të tillë për shkak të korruptonit. /Arbresh.info

IMG_1706

Shpërndaje në rrjete sociale