Drejtori Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Fadil Kodra, priti në takim përfaqësuesin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar(JICA), njëherit këshilltar në Ministrinë e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Takahiko Makino.
Me këtë rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për programin e asistencës teknike, për programin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm për Zjarre Malore (NFFIS) dhe Zgjidhjet e Bazuara në Ekosistem për zvogëlimin e rreziqeve nga Rrëshqitjet dhe Erërat e forta (ECO DRR).
Më këtë akt të nënshkrimit të marrëveshjes fillon nisma e bashkëpunimit, i cili pritet të fuqizohet dhe materializohet në periudhën e ardhshme. Programi nga marrëveshja në fjalë pritet të fillojë pas aprovimit nga të qeveritë e dyja vendeve, ndërsa faza e implementimit pritet të fillojë në fundin e këtij viti.
Përmes zbatimit të këtij programi, Republika e Kosovës do të përfitojë edhe një aset të nevojshëm teknik për identifikimin dhe paralajmërimin e hershëm për zjarre malore, gjithashtu në pikat e identifikuara nga procesi i vlerësimit të rrezikut nga ortekët dhe rrëshqitjet e dheut dhe do ndërmerren masat e trajtimit bazuar në zgjidhje ekologjike për zvogëlimin dhe parandalimin e tyre ECO DRR.
Në këtë program janë të ndërlidhura ngushtë edhe institucione tjera qeveritare dhe agjencitë si: Ministria Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia e Pyjeve të Kosovës, MMPH-AMMK-Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, MPL-Komunat e Kosovës , Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe institucione tjera qendrore dhe lokale./arbresh.info/

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...