Agjencia për Barazi Gjinore i ka shprehur urime presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar me çmimin prestigjioz “Gratë, Paqja dhe Siguria” nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Kjo agjenci thotë se ky vlerësim ndërkombëtar është dëshmi e kontributit të jashtëzakonshëm të presidentes Osmani në fuqizimin e rolit të grave në paqe, siguri dhe procese vendimmarrëse, si dhe në promovimin e vlerave demokratike dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe më gjerë.
Presidentja Osmani u nderua nga Asambleja Parlamentare e NATO-s me Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke u bërë liderja e parë nga Evropa Juglindore që nderohet me këtë çmim.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...