Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka shpallur konkurs pune për 12 pozita.
Në njoftimin në faqen zyrtare të AKI-së, bëhet e ditur se pozitat vlejnë në fushat: Inteligjencë, Siguri të teknologjisë informative dhe rrjeta, Programim, Mbështetje të teknologjisë informative, Kibernetikë, Auditim financiar, Auditim të performancës, Auditim të teknologjisë informative, Auditim të pajtueshmerisë, Auditim të brendshëm, Siguri fizike si dhe Higjienë.
“Kandidatët për punësim në AKI do t’i nënshtrohen procedurës së ekzaminimit mjekësor, verifikimit të sigurisë dhe mund t’u nënshtrohen edhe kushteve tjera specifike”, thuhet në përshkrimin e kritereve për përzgjedhje. Konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë ditë kalendarike nga data e publikimit në web-faqen zyrtare të AKI dhe në mjetet e informimit, përkatësisht deri me datën 19 korrik./rtk
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...