Agjencia e Kosovës për Forenzikë: Ekspertët e Analizës së Narkotikëve kalojnë me sukses testin ndërkombëtar

14:49 | 7 Gusht 2025
E.K

Ekspertët forenzikë nga Divizioni për Analizë të Narkotikëve në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë kanë arritur rezultate të shkëlqyera në testet ndërkombëtare të aftësive profesionale

Sipas njoftimit, ekspertët u përballën me sfida komplekse që përfshinin analiza të dëshmive të ndryshme, duke përfshirë substanca të dyshimta, droga ilegale, substanca të reja psikoaktive dhe përzierje të ndryshme.

“Ekspertet Forenzik nga Divizioni për Analize te Narkotikeve iu nënshtruan testit të aftësive profesionale “Seized materials (SM) Group-Test Sample Round 1 (2025/1/SM)” nga kompania International Collaborative Exercises (ICE)-UNODC. Në këtë test, ekspertet janë sfiduar me dëshmi komplekse nga substancat e dyshimta, droga ilegale, substanca te reja psikoaktive (NPS), përzierje etj. Ekspertimi është kryer me metoda shkencore të validuara dhe akredituara sipas ISO 17025 që zbatohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë për këtë fushë forenzike”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se qëllimi kryesor i këtij testimi është vlerësimi i performancës së ekspertëve dhe laboratorëve në kryerjen e ekspertimeve forenzike, duke siguruar standarde të larta të punës dhe besueshmëri në rezultatet e tyre./Arbresh.info