Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është vizituar nga dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu.
Në një postim të Rekaliut, ai ka thënë se së bashku me deputetin Ekrem Hyseni, ka vizituar në zyre, ministrin Agim Veliu, teksa është shprehur i bindur se do shënojë suksese në përgjegjësinë e re që e ka marrur.
Rekaliu, ka thënë se së bashku do të jenë në sfidat dhe fitoret e radhës.
Sikurse Veliu, edhe Hyseni dhe Rekaliu, vijnë nga regjioni i Llapit dhe janë bashkëpunëtor shumëvjeçar të Agim Veliut!
Kjo ka qenë vetëm njëra nga vizitat që ia kanë bërë Veliut, në ditën e parë të punës së tij, si Ministër i Punëve të Brendshme.

Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...