Adem Mikullovci është në qendër të opinionit publik. Deputeti më i moshuar i Kuvendit të Kosovës i ka rënë ‘hise’ qe të drejtoj institucionin më të lartë legjislativ në vend në kohën kur nuk po mund të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit të Kosovës.
Mikullovci, përveç qe po kritikohet për udhëheqjen e seancave, atij po i kërkohet edhe të mos thërrasë seanca për sa kohë qe nuk ka një ujdi mes taborëve politike për kohën e mbajtjes se seancës.
I fundit qe ka një kërkesë të tillë është nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.
“Kryesuesi i Kuvendit duhet të luajë një rol konstruktiv. Të ftoj të gjitha subjektet politike me u marrë vesh me gjete një zgjidhje. Jo në këtë mënyre me thirr seanca të kota”, ka thënë Veliu për ‘Indeksonline’.
Ai ka thënë se të gjitha subjektet politike duhet të ndërgjegjësohen dhe të thirrët seanca, atëherë kur ka pajtueshmëri të spektrit politikë.
“Të gjitha subjektet politike me u ndergjegjsu dhe me thirr seancën e Kuvendit ku do të merrnin pjesë të gjithë dhe të procedohet ashtu siç kërkohet me rregulla dhe me ligj”, ka shtuar ai.
Nesër pritet të mblidhen shefat e Grupeve Parlamentare në mbledhjen e kryesuar nga Adem Mikullovci. Në këtë takim, përfaqësuesit e koalicionit PAN pritet të propozojnë datën ku do të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...