Kryetarët e komunave të Kosovës sot kanë diskutuar për mundësinë e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Kundër këtij propozimi në mbledhje ka dalë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që thotë se e kundërshton dhe e urren këtë propozim, njofton Klan Kosova.
“Unë s’jam për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe urrej shumë mendimin dhe propozimin për këtë sepse s’mund të ketë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Kjo na sjell edhe probleme politike dhe është kërkesë e kamotshme e Hashim Thaçit”.
“Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë”.
“Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatërrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës”.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...