Po bëhen afro 24 orë që nga aksidenti i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që përfundoj edhe me zhdukjen e tyre.
Aksidenti i rëndë në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit ndodhi rreth orës 21:00 ku vetura e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës përfundoj në lumin Lepenc.
Ndërkohë Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili ka deklaruar se nuk ka ende ndonjë të re lidhur me dy pjesëtarët e policisë.
“Ju informoj se kërkimi është duke vazhduar nga ana e të gjithë njësive si dhe FSK-së por deri më tani nuk ka diçka të re”, ka thënë Gashi.
Për kërkimin e policëve, Malsor Dashi dhe Armend Trena janë funksionalizuar pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës si dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përpos tyre në kërkimin e dy pjesëtarëve tashmë të zhdukur të policisë janë angazhuar edhe KFOR-i, të cilët sot kanë qëndruar mbi lumin Lepenc dhe hapësirën e afërt me helikopterë të shumtë.
Kërkim për Dashin dhe Trenan kanë vazhduar edhe në zonën maqedonase. Madje është pikërisht i pari i komunës së Hani Elezit, Refki Suma i cili pak më parë ka deklaruar se FSK nuk mund të dalë në territorin e Maqedonisë pa lejen e autoriteteve maqedone por që policia maqedonase dhe ajo kosovare janë në bashkëpunim e sipër për kontrolle dhe se patrullojnë pesë kilometra në territore respektove.
Për kërkimin e dy pjesëtarëve të FSK-së janë vënë në ndihmë edhe qytetarë të shumtë, përpos zhytësve të institucioneve të sigurisë kosovare.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...