Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Ai në këtë deklarim del se ka pasuri në vlerë prej 441 mijë e 500 euro.
Sipas deklarimit, Gjini posedon pasuri të paluajshtme, banesë me 61 metra katrorë në vlerë prej 30 mijë e 500 euro, shtëpi (e pa përfunduar) me 126 metra katrorë në vlerë prej 40 mijë euro, shtëpi me 200 metra katror që e ka trashëgim nga prindi në vlerë prej 150 mijë euro si dhe një dyqan me 95 metra katrorë në vlerë prej 190 mijë euro.
Anëtari i AAK-së ka deklaruar edhe pasurinë e luajtshme, ku posedon veturë të tipit ‘Mercedes 320 CDI’ në vlerë prej 15 mijë euro dhe veturë të tipit ‘Opel Corsa’ në vlerë prej 3 mijë euro.
Më tej, Gjini sa i përket detyrimit financiar ndaj personave juridik dhe fizik, ka një kredi me qëllim të blerjes së pronës, në vlerë prej 13 mijë euro. I njëjti këtë e ka në kohëzgjatje deri në 5 vite.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot