Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekordit të vitit 2021

09:17 | 29 Dhjetor 2025
E.G

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore spektakolare në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kështu bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Arbresh.info.

VV po shkon drejt një momenti historik si parti, duke vendosur një rekord të ri në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Partia e drejtuar nga Albin Kurtit, kur janë numëruar 99,26 për qind sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ka marrë plotë 429,979 vota, përkthyer në përqindje 49.30.

Kjo i bie që Vetëvendosje do ta thyej rekordin e saj të vendosur më 14 shkurt të vitit 2021, ku kishte marrë 438,335 vota.

Në rezultatin e 28 dhjetorit ende nuk janë përfshirë votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë, që do ta bëjnë dallimin e madh.

Andaj, në këto rrethana, Vetëvendosje me partnerët në koalicion mund ta krijojnë qeverinë, duke përfshirë edhe komunitetet.

Rezultati në zgjedhjet e 2021-tës

Shpërndaje në rrjete sociale