Themeluesi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj ka pritur në vizitë kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, Albert Jashari.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe afaristi Besart Baruti, ku treshja diskutoi për ndikimin e pandemisë Covid-19 në bizneset kosovare, transmeton portali arbresh.info.
Vizita e z. Jashari ishte e para nga biznesi i diasporës, ku edhe solli një produkt të ri.
“Sot me z. Albert Jashari kryetar i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Suedi dhe afaristin e mirenjohur z. Besart Baruti nga Mitrovica , biseduam per shume çeshtje por ne veçanti per ndikimin të pandemisë COVID-19 në ndërmarrjet Kosovare dhe vise shqiptare si dhe rimekembjen ekonomike ne viset tona. Afaristi z.Albert Jashari eshte kryetari i pare i Rrjetit Global te Bizneseve te Diaspores Shqiptare qe viziton Kosoven pas pandemisë COVID-19 , kesaj radhe z. Jashari sjell nje perfaqesi dhe produkt te ri ne Kosove , shqiperi dhe viset shqiptare”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...