Easy Jet sjell tri fluturime shtesë duke shtuar fluturimet nga Kosova me kryeqytetin gjerman Berlinin.
Duke trefishuar numrin e destinacioneve të saja nga/për Prishtinë, kompania ajrore Easy Jet bëhet një tregues se Kosova është duke shkuar drejt një zhvillimi të qëndrueshëm në fushën e aviacionit.
Me këtë rast drejtori gjeneral i ANP-së “Adem Jashari” Haldun Firat Kökturk tha “Ne vazhdimisht jemi duke punuar në sjelljen e kompanive të reja si dhe në shtimin e linjave të reja duke ofruar programe stimuluese për të gjitha shërbimet që sjell ANP ‘Adem Jashari’“.
Fluturimet Berlin-Prishtinë-Berlin janë të planifikuara për t’u realizuar gjatë ditës së hënë, enjte dhe të dielave.
Fluturimet do të fillojnë të realizohen me fillimin e sezonit veror nga muaji mars 2016 por biletat janë në shitje qysh tani dhe udhëtarët mund të blejnë një biletë një drejtimshe në më pak se 40 euro.
Udhëtarët për blerjen e biletave mund të klikojnë në linkun e poshtësh? ?nuar ku Easy Jet promovon edhe turizmin kosovar njëkohësisht.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...