Këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi, vajza e humoristit të ndjerë Cimës, është bashkuar sot me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke hapur një kapitull të ri në angazhimin e saj qytetar dhe politik.
Lajmin e bëri të ditur lideri i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili e përshkroi Adelinën si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
“Adelina Thaçi Meta, një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me mbi dy dekada karrierë të suksesshme në muzikën klasike dhe atë moderne, Adelina është një prej emrave më përfaqësues të kulturës sonë. Soprano profesionale, këngëtare e suksesshme e muzikës pop dhe profesoreshë me përvojë të gjatë në vokal, ajo ka shënuar arritje që e vendosin ndër artistet më të respektuara të vendit dhe rajonit”, shkroi ai./Arbresh.info
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...