Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar në Roterdam të Holandës që të mbështetet Kosova në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai këtë thirrje e ka bërë gjatë një adresimi në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, ku bën pjesë edhe LDK,shkruan arbresh.info.
“Kosova ka aplikuar këtë muaj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ftoj çdo anëtar të EPP-së që ta mbështesë aplikimin tonë”, është shprehur Abdixhiku.
Ai po ashtu ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ka shtuar se ky proces të përfundojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, derisa në fjalimin e tij ka përmendur se për kosovarët ende nuk janë të liberalizuara vizat./arbresh.info/
Qeveria e Shqipërisë rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët n...
Milevski shpallë listën e Maqedonisë së Veriut, ftohen pesë ...
Publikohet raporti “Aplikimi i jurisprudencës së GjEDN...
Dhunoi afro 300 pacientë të tij, dënohet me 20 vjet burg kir...
Rusia, datë të re për negociatat me Ukrainën, Lavrov: Më 2 q...
Masa shumë të rrepta sigurie për ndeshjen me Serbinë, priten...