Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të subjektit.
Përmes një postimi në Facebook, Abrashi e ka pranuar se ka dallime brenda LDK-së. Megjithatë, ka thënë se është koha e bashkimit të forcave për fitor të vërtetë.
Ky është postimi në Facebook nga Abrashi: LDK sot vulosi besimin dhe i dha mbështetje kryetarit tonë Akademik Isa Mustafa. Ishte Kuvend unifikues e përbashkues.
Faleminderit për të gjithë ata që na ndihmuan dhe qëndruan pranë, gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për të gjithë qytetarët që na besuan e na përkrahen, pavarësisht disa problemeve të vogla që na dolën gjatë rrugëtimit.
Sot fitorja nuk është vetëm e LDK-së. Është e gjithë Kosovës, por nuk kemi vend për të festuar. Është koha për punë, drejtë një Qeverisje të re. Kjo është beteja e jonë. Kriza socio-ekonomike, po kërcënon stabilitetin dhe shanset e çdo qytetari të Kosovës për një të ardhme me të mirë.
Sot është koha e bashkimit të forcave të LDK-së për një fitore të vërtetë, një procesi të vërtetë politik; një fitore mbi papunësinë, një fitore e zhvillimit ekonomik. Dallimet midis nesh janë të vogla përballë punëve që na presin. Urime LDK, Urime Kosovë.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...