Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi ka thënë për RTK-në se nuk ka tërheqje të marrëveshjeve që ka nënshkruar Isa Mustafa ndërkaq veprimin e opozitës e ka quajtur revolucion.
Sipas tij kryeministri ka qenë dhe është i gatshëm që të raportojë në Kuvend në lidhje me të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar.
Por deputeti Rexhep Selimi në një përballje direkte me Abrashin në lajmet qendrore të RTK-së ka bërë me dije se opozita nuk do të tërhiqet nga veprimet e saj për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave Serbe.
Madje Selimi ka kundërshtuar deklaratën e Abrashit që veprimin e opozitës e ka quajtur revolucion. Sipas tij opozita nuk po bën revolucion por po e mbron integritetin e shtetësisë së Kosovës.
Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte