Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, transmeton Arbresh.info.
Përmes kësaj marrëveshjeje dy palëshe, mundësohet asfaltimi i rrugës Talinoc i Muhaxherëve – Rahovicë.
Ministri Abrashi, theksoi vendosmërinë e tij për t’i dalë në ndihmë secilës komunë, në realizimin e projekteve infrastrukturore, të nevojshme për lëvizje të qytetarëve.
MI është financuese e këtij projekti, i cili do të bëhet në faza të ndara, përderisa dokumenti specifikon edhe përgjegjësitë komunale drejt realizimit të saj, transmeton Arbresh.info.
Ky është një nga shumë investimet infrastrukturore të parapara nga MI për vitin 2021, në pothuajse të gjithë komunat e Republikës së Kosovës.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...