Ministri i punës dhe Mirëqenies sociale Arban Abrashi, ka deklaruar se ligji për veteranët e luftës që u siguron atyre pensionin prej 170 eurove në muaj, ka bërë që shumë prej tyre të lëshojnë vendet e tyre të punës me qëllim që të përfitojnë këtë pension.
Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel, ka deklaruar se ligji në fakt në vend se të ndihmonte këtë kategori, ka dëmtuar edhe buxhetin e Kosovës e edhe vet veteranët që kanë lëshuar punën e tyre të rregullt.
“Ne jemi duke bërë ende kalkulime, por dimë se janë disa mija persona që kanë lëshuar punën për të përfituar pensionet e veteranë, kjo është parë sidomos ne zonat rurale ku shumë njerëz kanë braktisur punën, gjë e theksuar sidomos në ndërtimtari” ka thënë Abrashi në “Republika”
Abrashi ka theksuar gjithashtu se ata si Ministri kanë të njohur një numër të madh të veteranëve që kanë një jetesë të mirë, dhe me punët e tyre do jetonin mjaft mirë, por ata kanë preferuar të lëshojnë punën për ta përfituar pensionin
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...