Ministri i punës dhe mirëqenies sociale Arban Abrashi nga radhët e LDK-së është takuar me komisionin për njohjen dhe Verifikim e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, shkruan Arbresh.info.
Abrashi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se pas 18 vitesh ky komision do të shqyrtoj aplikacionet e personave të dhunuar gjatë luftës.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij:
Komisioni për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunës gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, mbajti takimin e parë.
Pas 18 vitesh mohim dhe injorim, më në fund u themelua ky komision i cili do të shqyrtojë aplikacionet e personave të dhunuar gjatë luftës për të ofruar një dëmshpërblim i cili edhe pse nuk do të jetë drejtësi e vënë në vend, do të jetë një njohje dhe pranim i kësaj kategorie./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...