Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të kësaj ministrie janë të kalueshme.
Abrashi poashtu pohoi se në disa vende ka pasur edhe rrëshqitje të dheut.
“Ka vazhduar puna në pastrimin e borës nëpër rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.
Po punohet në disa akse ku ka pasur rrëshqitje të dheut që të bëhet pastrimi i rrugëve.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë, dhe të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme. Vazhdojmë me punë… ✌”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren