Një lajm në disa portale se kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, nuk po pranon të bëjë debate me kryetarin aktual dhe kundërkandidatin e tij, Shpend Ahmetin, e ka bërë këtë të fundit të reagojë në llogarinë e tij në Facebook.
Abrashi ka shkruar se jo një, por e fton Ahmetin që të bëjnë pesë debate brenda pesë ditësh – aq sa zgjatë edhe fushata zyrtare e përcaktuar për raundin e balotazhit, njofton Klan Kosova.
“Kundërkandidatin e ftoj në pesë debate, në pesë televizione të ndryshme, në pesë mbrëmjet e javës së balotazhit nga një debat. Nëse dëshiron, le të merr edhe të tjerë me vete”, shkruan Abrashi.
“Përndryshe me padurim po pres debatet, sepse çdo ditë do të prezantoj diçka të re, rreth mospunës dhe projekteve të mia. Kryetari po vjen”.
Në fakt Abrashi ka anuluar dy debate të konfirmuara më herët për javën që po vjen, por, sipas Doruntinë Malokut,
Koordinatore për Media e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, kjo ka ndodhur për shkaqe shëndetësore të Abrashit.
“Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike për shkak të një problemi dentar, të cilin keni mundur ta vëreni edhe gjatë paraqitjeve të tij të fundit në dy televizione”, shkruan Maloku në profilin e saj në Facebook.
“Kjo, ia ka pamundësuar Arban Abrashit që gjatë kësaj jave të marrë pjesë në debate, edhe pse ne e kishim konfirmuar javën e kaluar pjesëmarrjen e tij në dy sosh. Të gjitha pretendimet e tjera janë pallavra”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit