Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, thotë se Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj të gjallë dhe dinamik.
“Por ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporti i fundit i botuar nga Reporterët pa kufij ka parë që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje. Liria për të raportuar pa frikë nga ngacmimi ose frikësimi – qoftë fizik ose online – është jetik për çdo demokraci”, shkruan Abott në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Sipas tij, një mjedis i hapur, në të cilin mbrohen liritë e shtypit, është jetik për llogaridhënien dhe për stabilitetin afatgjatë të Kosovës.
Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur lirinë e mediave në Kosovë dhe në të gjithë botën./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...