Tashmë ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka uruar kryeministrin e vendit Albin Kurtin për rritjen e pagës me koeficientin e ri
“Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni që në emër të juajin t’ia urojmë kryeministrit dhe kabinetit qeveritar ngritjen e pagës”.Është hera e parë që kryeministri me ligj e ngrit pagën që prej përcaktimit të pagës së parë të kryeministrit Bajram Rexhepi”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa e ka quajtur të papranueshme uljen e pagës për disa kategori.
“Zbritja e pagës së profesorit i cili përgatit gjeneratat e reja, zbritja e pagës së gjyqtarit i cili dënon njerëz kriminelë deri edhe me burgim të përjetshëm, zbritja e pagës së prokurorit e hetuesit që hetojë e ndjekin krimin, janë të papranueshme”, ka thënë Tahiri para deputetëve.
Seanca është duke vazhduar. /arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...